` . KH Rinia fiton bindshëm Spartakun 35:24 - TV SHENJA

KH Rinia fiton bindshëm Spartakun 35:24

Klubi i hendbollit Rinia ka fituar Spartakun me rezultat bindës 35:24 në kuadër të Ligës se Parë të hendbollit të Maqedonisë. Ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të, u zhvillua sot në palestrën “Enver Idrizi” në Shkup me KH Rinia që dominoi parketin, duke mbyllur ndeshjen me 9 pikë diferencë.

Trajneri i KH Rinia dhe njëkohësisht seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Muhamed Ismaili, në këtë takim iu dha më shumë hapsirë hendbollistëve të rinjë, me Adis Saliu që ishte më i miri me 8 gola të shënuar, ndërsa Orhan Emini dhe Basri Latifi realizuan të dy nga 5 gola.

Për shkak të festave në fundjavë, kampionati hendbollit vendor do të ketë pauzë, ndërsa do të vazhdojë pas dy javëve, pasi në javën e ardhshme më program janë ndeshjet e Kupës, nga të cilat skuadra e Çairit është eliminuar në fazën e grupeve. Ndeshjen e radhës në Ligën e Parë, KH Rinia do ta zhvillojë si mysafir ndaj KH Strugës.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme