` . Këto janë pasaportat më të vlefshme, dhe e kundërta - TV SHENJA

Këto janë pasaportat më të vlefshme, dhe e kundërta

Sigurisht se ju pëlqen të udhëtoni nëpër botë, por janë rrethanat ato që e bëjnë këtë udhëtim më të vështirë.

Ai/ajo që e ka më së lehti ta marr një udhëtim rretheqark botës del të jetë ai/ajo që ka pasaportë gjermane. Kjo informatë vjen nga një sondazh i ri që rendit vendet në mbarë botën në bazë të “lirisë së udhëtimit” të akorduar për qytetarët e tyre.

Liria e udhëtimit përcaktohet nga numri i vendeve ku qytetarët mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë. Gjermanët kanë pasaportat më të fuqishme në botë, duke ofruar qasje pa viza në 177 vende dhe territore botërore.

Nga një total prej 218 vendeve, sipas Indeksit të Kufizimeve të Vizave, shtetasit gjermanë mund të vizitojnë pa vizë 177 prej tyre.

Suedezët qëndrojnë fare afër, me qasje pa viza në 176 vende. Franca, Finlanda, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të gjitha janë të radhitura në vendin e tretë, me qasje në 175 vende.

Qytetarët e Shteteve të Bashkuara dalin pa viza në 174 vende, së bashku me qytetarët e Belgjikës, Danimarkës dhe Holandës.

Ndërkohë fund të listës, vijnë “pasaportat më të dobëta në botë”, ku hyjnë Somalia, Iraku, Pakistani dhe Afganistani.

Aftësia e një vendi për të marrë heqjen e vizave pasqyron marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera. Kërkesat për viza formohen gjithashtu nga marrëveshjet reciproke të vizave, rreziqet e sigurisë dhe rreziqet e shkeljeve të rregullave të vizave dhe imigracionit. /MESAZHI/

Postime të Ngjajshme