` . Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës - TV-SHENJA

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) ka publikuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës. Kësisoj sipas vendimit çmimi i benzinës nuk lëvizë dhe mbetet i njëjtë, kurse pritet që të rritet çmimi i naftës për gjysmë denari për litër.

Çmimi me pakicë për Eurodiesel (D-EV) do të bëhet 47 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 35.5 denarë për litër.

Eurosuper (BS-95) mbetet 60.5 denarë për litër, kurse Eurosuper (BS-98) mbetet 62.5 denarë për litër. Mazuti M-1 NS do të shitet për 24.187 denarë për kilogram.

Këto çmime përshtaten sipas lëvizjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare.

 

Postime të Ngjajshme