` . Këtë fundjavë fillon sezoni i ri në Formula 1 - TV-SHENJA

Këtë fundjavë fillon sezoni i ri në Formula 1

Fundjava para nesh sjell fillimin e sezonit të ri të garave në Formula 1, raporton AA.

Sipas kalendarit të garave, sezoni fillon më 17 mars në Melburn të Australisë ndërsa do të përfundojë me garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe më 1 dhjetor.

Sezoni 2019 ka paraparë mbajtjen të gjithsej 11 garave në Evropë, pesë në Azi, katër në Amerikë dhe një në Australi.

Raundi kualifikues i garës së parë të Formula 1 që do të mbahet në Melburn do të zhvillohet të shtunën ndërsa eventi kryesor është caktuar për ditën e diel.

Pilotët do të garojnë në pistën e Melburnit të gjatë 5.303 metra, ku do të duhet të përshkojnë 58 xhiro.

Kalendari i Formula 1 për vitin 2019:

Data Çmimi i Madh

17 mars Melbourne

31 mars Bahrein

14 prill Shanghai

28 prill Baku

12 maj Barcelonë

26 maj Monaco

9 qershor Montreal

23 qershor Le Castellet

30 qershor Spielberg

14 korrik Silverstone

28 korrik Hockenheim

4 gusht Budapest

1 shtator Spa

8 shtator Monza

22 shtator Singapor

29 shtator Soçi

13 tetor Suzuka

27 tetor Mexico City

3 nëntor Austin

17 nëntor Sao Paulo

1 dhjetor Abu Dhabi