` . Këshilltarët shqiptarë në Qytetin e Shkupit përplasen për përfaqësimin - TV-SHENJA

Këshilltarët shqiptarë në Qytetin e Shkupit përplasen për përfaqësimin

Edhe në seancën e sotshme të Qytetit të Shkupit, këshilltarët e PDSH-së dhe BDI-së u përplasën rreth përfaqësimit adekuat në institucionet që janë nën kompetenca të Shkupit. Këshilltari nga radhët e PDSH-së, Idriz Orana, thotë se qyteti i Shkupit po tenton të fshehë të vërtetëb rreth përfaqsësimit të të punësuarëve në institucionet Qyteti të Shkupit.

“Kërkojmë që të na dorëzohet informacion më i detajuar në lidhje me numrin e përgjithshëm të të punësuarëve në institucionet Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike shkollat, institucionet kulturore, institucionet publike si dhe zjarrëfikësit”, deklaroi Orana.

Ndërkohë, këshilltari nga radhët e BDI-së, Qemal Musliu, thotë se Orana duhet t’i shtoj edhe një segment kërkesës së tij.

“Më intereson sa drejtora kanë pas në ndërmarrjet publike, sa drejtora kanë pas në shkollat e mesme, sa drejtora kanë pas në qendra kulturore, institucionet kulturore e kështu me rradhë”, tha Musliu.

Nga ana tjetër, këshilltari nga radhët e LSDM-së, Damja Mançevski, pyeti kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovskin rreth rolit të vendosjes së Shqiponjës në Fushë Topanë dhe Kryqit në Butel, të cilat sipas tij janë ilegale. Por Trajanovski tha se vendosja e tyre nuk është nën kompetenca të institucionit që ai drejton.

Teuta Buçi /SHENJA/


KËSHILLTARËT SHQIPTARË PËRPLASEN PËR GJUHËN SHQIPE by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme