` . Kërkohet dënim në para për një person nga Shkupi për mosrespektim të masës së vetizolimit - TV-SHENJA

Kërkohet dënim në para për një person nga Shkupi për mosrespektim të masës së vetizolimit

Prokuroria Themelore Publike ngriti procedurë kundër një personi i cili nuk ka vepruar sipas vendimi për vetizolim të detyruar.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, kundër të akuzuarit në gjykatës është ngritur Propozim për shqiptimin e dënimit për veprën penale ‘mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’, e dënueshme siaps nenin 206 të Kodit Penal.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore të Shkupit dënim në para prej 100 gjobave ditore ndërsa vlera e një gjobe ditore është 20 euro në kundërvlerë të denarit.