` . Keni shtëpi të vogël: ja disa mënyra që dhomat të duken më të mëdha - TV-SHENJA

Keni shtëpi të vogël: ja disa mënyra që dhomat të duken më të mëdha

E vërteta është se nuk mund të lëvizim muret me një të rënë të lapsit, kur nuk jemi të kënaqur me hapësirën tonë të banimit. Por, ne mund të krijojmë iluzione optike që na ndihmojnë të kthejmë, madje, edhe hapësirat më të ngushta në të kënaqshme për syrin.

Ndiqni këto këshilla:

Në një mjedis të ndriçuar, një dysheme plot ngjyra ndihmon për të shtyrë muret dhe për ta bërë dhomën vizualisht më të lartë e më të gjerë.

Zgjedhja e një ngjyre të fortë dhe ngopur, mund të jetë jo vetëm për dyshemenë, por edhe për tavanin për të krijuar idenë e një mjedisi më të gjerë. Megjithatë, kjo metodë e bën tavanin të duket më i ulët.

Zgjedhja e së njëjtës ngjyrë për murin fundor dhe dyshemenë do ta bëjë dhomën të ngjajë më e ajrosur.

Përdorimi i së njëjtës skemë ngjyrash për murin fundor dhe tavanin po ashtu e bën dhomën të duket më e gjerë, por vizualisht redukton thellësinë e saj.

Një tjetër metodë për “të shtyrë” muret, është reduktimi i thellësisë së dhomës. Kjo mund të arrihet duke përdorur një ngjyrë të fortë për të vënë në dukje murin mbështetës.

Nëse problem është tavani i ulët, mund ta përmirësoni situatën duke zgjedhur ngjyra të forta e të ngopura për muret anësore dhe murin frontal. Kjo do të reduktojë thellësinë dhe gjerësinë në favor të lartësisë.

Motivet po ashtu ndihmojnë në këtë drejtim. Që ta bëni dhomën më të bollshme, përdorni letër muri me ngjyra të lehta e me një dizenjo jo të ngarkuar.

Në disa dhoma, tavani mund të duket shumë i lartë. Brezat horizontal mund ta bëjnë tavanin të duket më i ulët.

Vijat apo brezat e ngjyrës vertikalë ndihmojnë në të kundërt, të “lartësojnë” një tavan të ulët. /tesheshi.com/

 

Postime të Ngjajshme