` . Këngë dhe valle në shtëpinë e Jasharajve në Prekaz (Video) - TV-SHENJA

Këngë dhe valle në shtëpinë e Jasharajve në Prekaz (Video)

Këto janë pamje të rralla të filmuara në shtëpinë e heroit të Kosovës Adem Jasharit. Ndërsa në të shumtën e rasteve jemi mësuar që nga kjo shtëpi të vijnë imazhe me pushkë, këtë herë pamjet flasin për gëzim. Pamjet i përkasin tetorit të vitit 1995, kohë kur në Kosovë mbizotëronte paqja e brishtë. Përveç burrave duke kërcyer, shfaqen edhe anëtarët e tjerë të familjes. Gratë dhe fëmijët shihen tek qëndrojnë në shtëpi.

Edhe herë të tjera ka pasur raste të filmimeve në kullën e Jasharajve në Prekas, ndërsa në të shumtën e rasteve ka pamje lufte.