` . KE: Ekonomia e Maqedonisë është në rrugën e duhur – TV-SHENJA

KE: Ekonomia e Maqedonisë është në rrugën e duhur

Sipas Raportit të Komisionit Evropian, Maqedonia shënon përparim të madh në plotësimin e drejtimeve të Bashkimit Evropian në programin për reforma ekonomike, në krahasim me vendet e rajonit.
Ashtu siç deklaruan nga Ministria e Financave, në raportin e sivjetshëm theksohet se vendi seriozisht e ka përmirësuar vlerësimin e tij në krahasim me vitin e kaluar, gjë që tregon përparim në implementimin e rekomandimeve. Këto të dhëna mund të shihen në grafikonin për përparimin e vendeve në përmbushjen e programit.
Përparimi është notuar në dialogun e sotëm mes BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në të cilin kanë qenë prezent ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e re e Bankës Popullore, Anita Angelovska- Bezhoska.
Tevdovski ka theksuar se dialogu i tillë e përgatit vendin për pjesëmarrje në koordinimin për politikën ekonomike të BE-së.