` . KB Sigal Prishtina pëson humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve – TV-SHENJA

KB Sigal Prishtina pëson humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve

Ndeshja e parë e KB Sigal Prishtinës në Ligën e Kampionëve të FIBA-s kundër skuadrës bjelloruse Tsmoki-Minsk ka përfunduar me humbjen e skuadrës vendase me rezultat 50-57, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët e KB Prishtinës mbushën palestrën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. KB Prishtina në çerekun e parë, ishte në epërsi prej 2 pikëve ku rezultati ishte 23:21. Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet KB Prishtinës dhe Tsmoki Minsk përfundoi me rezultat 26:36, ndërsa në pjesën e dytë skuadra mysafire nga Bjellorusia ishte më e koncentruar dhe deri në fund të ndeshjes mbajti diferencën përafërsisht prej 10 pikëve. Ekipi bjellorus e fitoi ndeshjen me rezultat 50-57.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes nga KB Prishtina me 14 pikë ishte Dardan Berisha, ndërsa nga skuadra bjelloruse Chris Czarapowicz me 17 pikë.

Ndeshja kthyese në mes të Tsmoki Minsk- KB Sigal Prishtina do të zhvillohet në Bjellorusi më 21 shtator.