` . KB Shkupi transferon edhe Xhozef Tejllorin - TV-SHENJA

KB Shkupi transferon edhe Xhozef Tejllorin

Klubi i basketbollit Shkupi ka vazhduar me përforcimet në skuadër, pasi së fundmi në radhët e veta ka sjellë edhe amerikanin Xhozef Tejllor. “Bardhekaltartit” me amerikanin kanë firmosur marrëveshje 1 vjeçare. Tejllor te Shkupi vjen nga skuadra suedeze Djurgarden, ndërsa më herët ka luajtur edhe në kampionatet e Turqisë dhe Polonisë. Për Shkupin ky është transferimi i dytë në këtë sezon, pasi javën e kaluar skuadrës nga Çairi ju bashkëngjitë edhe amerikani tjetër Ty Harris. KB Shkupi luan sezonin debutues këtë vit në Superligën e Maqedonisë, ndërsa ndeshjen e radhës në kampionat do ta zhvillojë ndaj MZT Skopjes.

Postime të Ngjajshme