` . KB Shkupi të shtunën përballet me Feni Industri – TV-SHENJA

KB Shkupi të shtunën përballet me Feni Industri

Skuadra e basketbollit Shkupi të shtunën do të zhvillojë transfertën ndaj Feni Industri në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e basketbollit vendor. Pas disfatës së pësuar nga Kumanova në Çair, djemtë e trajnerit Enver Miftari do të kërkojnë të rikthejnë atmosferën pozitive në klub, duke u nisur drejt Kavadarit me objektiv që të zhvillojnë ndeshje të mirë dhe të kthehen me fitore. Takimi Feni Industri-Shkupi luhet të shtunën në palestrën “Jasmin” të Kavadarit me fillim në orën 17:00. Ndërkohë të shtunën në të njejtin termin do të zhvillohet edhe përballja Karposh Sokoli-Rabotniçki, ndërsa nga ora 19:00 është rezervuar të luhet takimi Kumanova-Blokotehna. Dy përballjet tjera të kësaj xhiroje Kozhufi-Pelisteri dhe Strumica-Gostivari janë programuar të luhen të dielën.
Aziz Sahiti /SHENJA/