` . “KB Shkupi” sjell amerikanin Ty Harris - TV-SHENJA

“KB Shkupi” sjell amerikanin Ty Harris

Klubi i Basketbollit “Shkupi” ka transferuar në radhët e veta basketbollistin amerikan, Ty Harris. Ky transferim për KB Shkupin vjen në prag të ndeshjes debutuese në Superligë, me amerikanin që vjen nga skuadra e Mas Fez nga Moroko. Harris ka firmosur kontratë njëvjeçare me Shkupin, ndërsa pjesë e basketbollit të Maqedonisë ka qenë edhe më herët në sezonin 2015/16 kur luajti për skuadrën e Best Gevgelija. Drejtuesit e skuadrës “bardhekaltërt” nga Çairi janë në bisedime edhe me një tjetër basketbollist amerikan, Xheson Nvisien, me të cilin pritet të arrihet akordi ditëve në vijim. Kujtojmë që Shkupi sot në Manastir zhvillonë ndeshjen e parë në sezonin e ri në elitë e basketbollit vendor ndaj Pelisterit, duke filluar nga ora 16:30. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme