` . KB Shkupi reagon ndaj referëve për padrejtësitë – TV-SHENJA

KB Shkupi reagon ndaj referëve për padrejtësitë

Fitorja e KB Shkupit ndaj Strumicës në kuadër të xhiros së 8-të në elitën e basketbollit vendor nuk ishte edhe aq e lehtë sa shihet në letër, pasi djelmoshat “bardhekaltër” zhvilluan takimin pa trajnerin e tyre Enver Miftari. Tekniku i skuadrës nga Çairi u përjashtua prej lojës nga arbitri Alija Ferevski, me Miftarin që ka reaguar pas ndeshjes, duke thënë se e ka larguar pa ndonjë arsye dhe e akuzon të njejtin për padrejtësi që i bën KB Shkupit ndër vite.“Një padrejtësi që me vite e aprovon i njejti arbitër me një qëllim të vetëm të dëmton KB Shkupin. Por i gjithë ky manipulim i gjyqtarit nuk e ndali djelmoshat e klubit tonë që të shënojnë fitore, ndërsa kordinatat i mernin nga un me celular që isha jashta palestrës”, ka thënë trajneri Miftari. KB Shkupi edhe përkrah këtyre akuzave ndaj referëve, vazhdon aventurën debutuese në Superligë, ku pas dy ndeshjeve radhazi të fituara, në xhiron e radhës do të presin Kumanovën në Çair.