` . KB Shkupi- Partizani, ndeshje miqësore të shtunën – TV-SHENJA

KB Shkupi- Partizani, ndeshje miqësore të shtunën

Klubi i basketbollit Shkupi është duke e shfrytëzuar në maksimum pauzën në elitën e basketbollit vendor, duke zhvilluar ndeshje kontrolluese me ekipe të ndryshme.

KB Shkupi së fundmi ka caktuar një ndeshje miqësore me Partizanin e Tiranes, e cila do të zhvillohet të shtunën në qytetin e Dibrës, duke filluar nga ora 17:00 në pallatin e sportit të quajtur ‘Dibra’.

Gjysmësezoni pranveror në Superligën e basketbollit vendor fillon me 3 mars, me skuadrën nga Çairi që ndeshjen e parë e luan me Ohrin.