` . “KB SHKUPI” MUNDET NGA KOZHUFI NË ÇAIR – TV-SHENJA

“KB SHKUPI” MUNDET NGA KOZHUFI NË ÇAIR

Klubi i basketbollit Shkupi ka regjistruar humbje me rezultat të ngushtë 67:69 në Çair nga Kozhufi në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të në elitën e basketbollit vendor. Pekoviq për Kozhufin ishte më i miri mbi parket me 39 pikë të realizuara, ndërsa në radhët e Shkupit, Tejlor shkëlqeu, duke shënuar 23 pikë. Për Shkupin kjo ishte ndeshja e fundit për vitin 2017-të, duke e mbyllur kështu gjysmësezonin e parë në Superligën e basketbollit vendor në vendin e 10-të, me vetëm dy fitore të regjistruara, aq sa ka edhe Pelisteri në vendin e 11-të. Si lider i tabelës e mbyll Rabotniçki me 11 fitore të koleksionuara, duke lënë pas vetes Blokotehnen dhe Kumanovën.