` . KB Shkupi mundet nga Bllokotehna – TV-SHENJA

KB Shkupi mundet nga Bllokotehna

Klubi i Basketbollit Shkupi është mundur nga Bllokotehna me rezultatin 103:88, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në SuperLigën e Basketbollit vendor. Ekipi nga Gjevgjelia e nisi furishëm takimin duke avansuar në periodën e parë me rezultatin 33:17, ndërsa perioda e dytë foli për djemtë e trajnerit Miftari të cilët zbutën shifrat në 49:43. Vazhdimi i lojës foli për basketbollistët vendas të cilët deri në fund administruan mirë lojën, dhe fituan takimin me rezultatin e përgjithshëm 103:88. Bouen ishte i papërmbajtshëm në këtë përballje duke arritur ”dabëll dabëll”, teksa shënoi 22 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa për Shkupin më i miri mbi parket ishte Rendolf me 25 pikë. /SHENJA/