` . KB Shkupi mposhtet nga Kumanova – TV-SHENJA

KB Shkupi mposhtet nga Kumanova

KB Shkupi ka shijuar disfatën e parë pas 2 fitoreve rradhazi, pasi u mposht në transfertën e Kumanovës me rezultatin 117:99. Ishin vendasit ata të cilët fituan 3 periodat e para, ndërsa paraqitja e mirë e klubit nga Çairi në periodën e fundit nuk solli ndryshim në rezultat pasi takimi u mbyll me fitore të ekipit kumanovar. Heroi i mbrëmjes tek vendasit ishte Dimitar Karaxhovski me 20 pikë të shënuara, ndërsa tek miqtë amerikani Xhordan Rid u mjaftua me vetëm 19 pikë. Në ndeshjet tjera Bllokotehna mundi 97:57 Strumicën, Feni Industri triumfoi ndaj Pelisterit pranë rezultatit 79:68, Gostivari deklasoi Karposh Sokolin në transfertë me shifrat 112:78, teksa MZT Skopje mposhti Kozhufin me rezultatin 88:57. /SHENJA/