` . KB SHKUPI MERR TRE PËRFORCIME TË REJA – TV-SHENJA

KB SHKUPI MERR TRE PËRFORCIME TË REJA

Pas Ervin Kogos dhe Zhonatan Dogbos, klubi i basketbollit Shkupi në radhët e veta ka sjellur edhe tri përforcime të reja. Bëhet fjalë për dy basketbollistët amerikan Donzel Hill e Darius Rendolf si dhe Viktor Serafimovskin, i cili në Çair vjen nga radhët e KB Gostivarit. Të tre basketbollistët e rinjë do të kenë drejtë lojë në ndeshjen e radhës që Shkupi do ta luajë në transfertë ndaj MZT Skopjes me 24 janar. Pas 13 xhirove të zhvilluara në elitën e basketbollit vendor, Rabotniçki kryeson renditjen, ndërsa Shkupi ndodhet në vendin e parafundit të tabelës, duke lënë pas vetes Strumicën.