` . Kawhi Leonard vendos për të ardhmen, zgjedh transferimin te LA Clippers - TV-SHENJA

Kawhi Leonard vendos për të ardhmen, zgjedh transferimin te LA Clippers

Kawhi Leonard ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij.

Pasi arriti ta shpall Toronton kampion për herë të parë në histori, Kawhi mbeti lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.
Toronto Raptors, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers ishin në bisedime me Leonard.

Në fund MVP i finales ka zgjedhur që karrierën ta vazhdoj në Clippers.
28-vjeçari në edicionin e fundit kishte një mesatare prej 26.6 pikë për ndeshje, 7.3 kërcime, 3.3 asistime dhe 1.8 topa të vjedhur.

Leonard do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare ku do të fitojë 142 milionë dollar.

Me Leonardin, Clippers tani bëhet njëra nga skuadrat më të mira në NBA. /Telegrafi/