` . Katrougalos: Emri i ri të mos jetë mjet për irredentizëm – TV-SHENJA

Katrougalos: Emri i ri të mos jetë mjet për irredentizëm

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për çështje evropiane dhe marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, Georgios Katrougalos ka deklaruar se çështja e emrit nuk duhet të jetë mjet për irredentizëm.
Ai ka deklaruar se po bisedohet për një zgjidhje që do të bëjë një ndarje të qartë ndërmjet territorit historik të Maqedonisë dhe shtetit që për kryeqytet ka Shkupin.
Sipas tij, zgjidhja e mundshme nuk duhet të shërbej për pretendime territoriale ndaj Greqisë, e as si mjet për irredentizëm.