` . “Kathimerini”: Propozimi “Maqedonia e Ilindenit” nuk është përfundimtar – TV-SHENJA

“Kathimerini”: Propozimi “Maqedonia e Ilindenit” nuk është përfundimtar

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se propozimi për emrin “Maqedonia e Ilindenit”, nuk është përfundimtar. Sipas gazetës greke, emra të ngjashëm janë propozuar edhe në të kaluarën, dhe në këtë rast përmend propozimin “Krushevska Maqedonia”.

Gazeta greke shkruan se nuk është e sigurt nëse pala greke do ta pranojë propozimin “Maqedonia e Ilindenit”. Për këtë çështje, Cipras do të diskutojë me partitë dhe me partnerët e koalicionit qeveritar grek. /SHENJA/