` . Katër të vdekur nga Koronavirusi në Serbi - TV-SHENJA

Katër të vdekur nga Koronavirusi në Serbi

Në Serbi deri të martën janë konfirmuar gjithsej 303 raste të infektimit me koronavrius, ndërsa në mes të infektuarve janë edhe dy foshnja.

Deri tani kanë vdekur katër persona, e fundit është një grua nga Nishi e moshës 60 vjeçe e cila ka qenë në respirator prej 21 marsit. Epidemiologu serb Predrag Kon ka pretenduar se të gjitha rastet e reja do të vendosen në objekte të cilat janë paraparë për këtë, dhe vlerëson se rastet “e infektimeve të fshehta” llogariten të jenë në mes 1.500 dhe 3.000.

Më shumë se 420.000 të infektuar janë në botë, dhe gati 19.000 të vdekur.