` . Katër emigrantë lëndohet gjatë shpërthimit të një cisterne në Serbi - TV SHENJA

Katër emigrantë lëndohet gjatë shpërthimit të një cisterne në Serbi

Katër emigrantë janë lënduar mëngjesin e sotëm gjatë shpërthimit të një vagon cisterne në qytetin serb Shid, njofton portali i gazetës “Blic”.

Migrantët janë ngjitur në cisternë, në momentin kur, nga arsye deri tani të pashpjeguara ka ndodhur shpërthim. Sipas Radio-televizionit Vojdvodina, migrantët e kanë djegur cisternën.

Në raportet policore thuhet se bëhet fjalë për rast fatkeq, gjegjësisht se nuk ka indikacione për përzierje të faktorit njeri.

Përveç cisternës, nuk ka dëme tjera materiale.

Migrantët kanë marrë të djegura të rënda dhe janë dërguar në spitalet në Sremska Mitrovica dhe Beograd.

Postime të Ngjajshme