` . Katari shtang Paraguain dhe zbret Argjentinën në vendin e fundit! - TV-SHENJA

Katari shtang Paraguain dhe zbret Argjentinën në vendin e fundit!

Surprizon Katari. Kampionia e Azisë e cila merr pjesë si e ftuar për herë të parë në Copa America, arriti t’i rrëmbente një barazim të artë, Paraguait në mitikun Marcana në Rio de Janeiro. Katariotë të drejtuar nga trajneri spanjoll Sanchez Bas më i suksesshmi në historinë e kësaj kombëtareje arritën të rikuperonin dy gola disavantazh në harkun e 9 minutave duke ndarë pikët me Paraguain që në këtë sfidë vinte me mungesa të rëndësishme. Amerikano-Jugorët kaluan shumë shpejt në avantazhm me një penallti të kthyer në gol me forcë nga veterani Oscar Cardozo. Në pjesën e dytë Derlis Gonzales dyfishoi shifrat përpara se të fillonte spektakli i azitikëve të cilët ngushtuan shifrat me sulmuesin Ali Almoez në minutën e 68-të ndërkohë që në të 77-ën Khoukhi vendosi sërish baraspeshën. Në minutat e fundit Katari rrezikoi ta fitonte sfidën por paraguianët ishin me fat që morën një pikë. Me këtë barazim mes tyre pas ndeshjeve të para në grupin B që kryesohet nga Kolumbia, Argjentina pozicionohet në vendin e fundit. /SS/