` . Katari me kondicionerë në ambientet e jashtme, ja sa shkojnë temperaturat atje - TV-SHENJA

Katari me kondicionerë në ambientet e jashtme, ja sa shkojnë temperaturat atje

Katari po befason për të mirë kur vjen puna te menaxhimi i temperaturave ekstreme me të cilat përballet.

Pasi temperaturat e verës arrijnë gati pesëdhjetë gradë, në pikat kryesore të vendit janë instaluar  kondicionerë për freskim në ambientet e jashtme.

Katari, si nikoqir i Kupës Botërore 2020 në Futboll, tashmë ka zhvendosur eventin në dimër, vetëm për të shmangur nxehtësinë djegëse.

Pasi filloi të përdorë ajrin e kondicionuar në stadiumet e futbollit për të mbajtur të freskët tifozët dhe lojtarët, tani, ftohësit gjigantë janë instaluar në trotuare dhe në sheshe, në mënyrë që temperaturat në rritje të jenë të durueshme për njerëzit.

Për më tepër, kryeqyteti i vendit, Doha ka bërë një prej tregjeve më të mëdha të qytetit me rrugë ngjyrë blu që ul temperaturën e asfaltit për 15-20 gradë Celcius. /tesheshi/