` . Kasami: Jemi këtu për të mos lejuar nëpërkëmbjen e dinjitetit të shqiptarëve - TV-SHENJA

Kasami: Jemi këtu për të mos lejuar nëpërkëmbjen e dinjitetit të shqiptarëve

Gjatë fjalimit të tij, Billall Kasami mes tjerash kërkoi që rastet që janë të dhimbshme për shqiptarë, mes tyre Sopoti, Monstra, Kumanova dhe raste tjera t’i merr në duart e saj Prokuroria Speciale.

“Jemi këtu t’i tregojmë njëzëri 30 mijë shqiptarëve se nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e shqiptarë, nëpërkëmbjen e besës. Ju themi mos luani me besën se po luani me zjarr, se do të digjeni.

Zëri i vërtet i shqiptarëve është këtu sot, para godinës së këtyre krimineleve. Jemi mbledhur këtu që të tregojmë vullnetin politik të shqiptarëve. Të tregojmë se kush janë përfaqësuesit politik të shqiptarëve. Ju themi se ata janë këtu. Të gjithë bisedimet, themi se nuk do të pranohen, pa zërin që është këtu”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa shtoi se “nëse është e nevojshme do të vijnë përsëri tek kjo godinë derisa të mos hiqen këto kriminel”, raporton SHENJA.

Postime të Ngjajshme