` . Kartoni i kuq i Sanchezit i dyti më i shpejti në histori të botërorëve – TV-SHENJA

Kartoni i kuq i Sanchezit i dyti më i shpejti në histori të botërorëve

Carlos Sanchezi i Kolumbisë u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 2 minutash e 56 sekondash në përballjen me Japoninë në Grupin H të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Megjithatë, ky nuk ishte kartoni i kuq më i shpejtë në histori të botërorëve.

Ky rekord mbahet nga Jose Alberto Batista i Uruguait që në përballjen me Skocinë më 1986 ishte ndëshkuar me të kuq pas vetëm 54 sekondash lojë.

Sanchez u ndëshkua me të kuq pasi ndali me dorë topin brenda zonës së rreptësisë. Me këtë rast përfitoi Japonia që kaloi në epërsi nga penaltia pas golit të Shinji Kagawas.