` . Kardif: Do të paguajmë për Sala, nëse është në kontratë - TV-SHENJA

Kardif: Do të paguajmë për Sala, nëse është në kontratë

Skuadra e Nantit dhe Kardifit javëve në vijim duhet ta zgjidhin çështjen e transferimit të Emiliano Sala, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta për shkak të një aksidenti ajror që pësoi gjatë fluturimit të tij nga Franca drejt Anglisë. Klubi francez pret të përfitojë 15 milionë stërlinat sipas marrëveshjes mes palëve, ndërsa klubi uellsian nuk e kundërshton një gjë të tillë, por kërkon kohë që të sqarohen disa çështje në lidhje me kontratën. “Sigurisht, nëse jemi të detyruar me kontratë t’i paguajmë ata, do ta bëjmë diçka të tillë. Ne jemi një klub i nderuar. Por nëse nuk jemi të detyruar dhe ka disa paqartësi në këtë çështje, atëherë sigurisht do të prisni që unë si kryetar i këtij klubi dhe mbrojtës i interesave të tij, të mbaj pozicion e klubit”, ka thënë kreu i Kardifit, Mehmet Dalman. Ky i fundit beson se do të gjejnë gjuhën e përbashkët me Nantën dhe sa më shpejtë të mbyllin këtë çështje.