` . Karateistët shqiptarë që synojnë ranglistat botërore (Video) – TV-SHENJA

Karateistët shqiptarë që synojnë ranglistat botërore (Video)

Sportet luftarake gjithmonë kanë prodhuar kampion në mesin e shqiptarëve në Maqedoni.  Sinonim i suksesit në sportin e karatesë në vendin tonë gjithmonë ka qenë Berat Jakupi, mirëpo dita ditës po vijnë gjenerata të reja të cilët me punë dhe me përkushtim po arrijnë të na përfaqësojnë denjësisht jo vetëm në kampionate shtetërore por edhe në ato ndërkombëtare.

Fundjavën që lamë pas karateistët shqiptarë Doan Osmani dhe Faik Veseli u shpallën kampion në kategoritë e reja në ballkaniadën e Herce Gnovit të Malit të Zi, teksa mbrëmë shpalosën edhe ambicjet e tyre për të ardhmen, teksa për të arritur majat e këtij sporti sigurisht që i pret një rrugë shumë e gjatë e cila padyshim që një dit do të jap frutet e saj.

DOAN OSMANI, KARATEIST

”Do të synojmë të kemi rezultate edhe tek seniorët siç e kemi shembull shokun tonë karateistin nga Gostivari Berat Jakupin, me të cilin ka ushtrur më përpara. I dëshirojmë suksese edhe atij. Shpresoj të arrij rezultatin e Beratit, pse jo edhe mos ta kaloj. Çdo sportist duhet ta ketë idhullin ose idollin e vet edhe duhet ta kemi qëllimi të arrijmë edhe më lartë”

FAIK VESELI, KARATEIST

”Jam në top 15-tëshen e ranglistës botërore dhe do të jap maksimumin që të hyj në top dhjetëshe pasi vetëm 10-të të parët shkojnë në Lojërat Olimpike për të rinj”

Emisioni “Sportmania” vjen çdo të hënë në Televizionin Shenja, duke filluar nga ora 22:35 minuta. Samir Sinani /SHENJA/