` . Kapen 73 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, pranga 43-vjeçarit - TV-SHENJA

Kapen 73 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, pranga 43-vjeçarit

Një sasi prej rreth 73 kg drogë është sekuestruar në bagazhin e një makine që po kalonte në kufirin greko-shqiptar të Janinës.

Sipas mediave greke droga e llojit marijuanë ishte ndarë në 47 pako me peshë totale 73 kg e 800 gram.

Mjeti është ndaluar nga policia greke dhe në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një 43-vjeçar grek.

Vizion Plus