` . Kandidati opozitar Ince pranon rezultatet e zgjedhjeve në Turqi – TV-SHENJA

Kandidati opozitar Ince pranon rezultatet e zgjedhjeve në Turqi

Kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Muharrem Ince, ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për ne janë reale rezultatet e të dhënave zgjedhore të shkruara në këto procesverbale. Nuk ka dallim mes të procesverbaleve të ofruara nga anëtarët tanë dhe të dhënave që publikoi Komisioni i Lartë Zgjedhor (YSK)”, tha Ince gjatë fjalimit në selinë e CHP-së në Ankara.

Nga presidenti aktual i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi në zgjedhje, kërkoi që të jetë president i të gjithë turqve. “Të isha zgjedhur unë, ashtu do të bëja”, tha Ince.

Ai hodhi poshtë akuzat për kërcënimet për sigurinë që thuhet se iu drejtuan mbrëmë.