` . Kamera filmoi gjithçka, turistët ishin në krater pak momente para se vullkani të shpërthente në Zelandë të Re - TV-SHENJA

Kamera filmoi gjithçka, turistët ishin në krater pak momente para se vullkani të shpërthente në Zelandë të Re

Sipas pamjeve të një ueb-kamere, të paktën 10 turistë ishin në kraterin e vullkanit në ishullin e Bardhë në Zelandë të Re, pak momente para se ai të shpërthente.

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit, kurse rreth 23 tjerë kanë pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.

Megjithatë bilanci përfundimtar nuk mund të përcaktohet pasi që raportohet se në ishull ishin rreth 100 turistë, dhe se një numër i madh i tyre po konsiderohen si të zhdukur.

Në videon e një ueb-kamere janë kapur një grup turistësh duke u futur në kraterin e vullkanit, pak momente para se ai të shpërthente.

Ekipet emergjente në qytetin Fakatene rreth 50 kilometra larg ishullit ku gjendet vullkani, kanë bërë të ditur se rreth 20 persona janë lënduar dhe se ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në terren për t’i ndihmuar.