` . Kallëzime penale për dy personat të cilët sulmuan mjekun në spitalin e Tetovës - TV-SHENJA

Kallëzime penale për dy personat të cilët sulmuan mjekun në spitalin e Tetovës

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.B (43) nga Reçica e Madhe dhe vëllaut të tij L.B (40) nga Tetova për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “dhunë” sipas nenit 386 alinea 3 lidhur me alinea 1 nga Kodi penal. “Të njëjtit janë të dyshuar se më datë 06.09.2018 në periudhë prej ora 09.00 deri ora 09 e 30 minuta, në repartin për sëmundje të lëkurës, në Spitalin klinik të Tetovës, e kanë sulmuar fizikisht mjekun A.E (45) nga Tetova. Të dyshuarit A.B. dhe L.B. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë”, thuhet në komunikatën e SPB Tetovë.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se gjatë ditës së sotme, me parashtresë adekuate do të  dërgohen përpara gjykatësit përkatës, me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë. /SHENJA/