` . Kallëzim penal për një polic në VK Tabanoc, ka lëshuar një adoleshent pa dokumente dhe test PRS - TV-SHENJA

Kallëzim penal për një polic në VK Tabanoc, ka lëshuar një adoleshent pa dokumente dhe test PRS

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde profesionale pranë MPB-së deri te PTHP-ja për NKOK – Departament për Hulumtime dhe Ndjekje të Veprave Penale të kryer nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë së policisë së burgut, ka parashtruar kallëzim penal kundër personit M.A. të punësuar si polic në Stacionin Policor për Kontroll të Brendshëm – Tabanoc, i dyshuar se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
I denoncuari më datën 10 të këtij muaji në cilësi të nëpunësit policor për kontroll të pasaportave në hyrje në shtet, kumtuan sot nga MPB-ja, ka mundësuar hyrje e një adoleshenti A.S. nga Kavadari pa e evidentuar në sistemin elektronik të udhëtarëve dhe automjeteve, ndërsa njëherit nuk ka kërkuar test PRS negativ për Kovid nga personi i mitur gjegjësisht nuk e ka dërguar në karantinë shtetërore me çfarë ka vepruar në kundërshtim me masat në pajtim me Vendimin e Qeverisë së RMV-së.

Nga ana e Departamentit për Punë të Brendshme kundër nëpunësit të policisë M.A. ka parashtruar edhe nismë për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore para komisionit kompetent pranë MPB-së.