` . Kallëzim penal për 21 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet se ka bërë vjedhje të rënda – TV-SHENJA

Kallëzim penal për 21 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet se ka bërë vjedhje të rënda

Policia e Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër 21 vjeçarit A.B nga Shkupi nën dyshimin se ka bërë veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Siç informojnë nga MPB, i denoncuari më datë 23 dhe 24 prill si dhe 09 dhjetor 2017, ka bërë plaçkitje të rënda në shitoret në rrugët “Bojmija” dhe bulevardin “Jane Sandanski” në qendrën tregtare “Biser” në lagjen Aerodrom.
Si pasoj ai ka arritur në mënyrë të palejueshme të siguroj 364.000 denarë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe tek ai janë gjetur një pjesë e materialeve të vjedhura të cilat janë kthyer të dëmtuarve.