` . Kallëzim penal kundër 3 banorëve të Mateçit, kanë sulmuar ekipin e kontrollit të rrymës – TV-SHENJA

Kallëzim penal kundër 3 banorëve të Mateçit, kanë sulmuar ekipin e kontrollit të rrymës

Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave nga fshati Mateç për shkak se kishin sulmuar dhe kërcënuar pjesëtarë të sigurimit që kishin ardhur të kontrollojnë pajisjet matëse të energjisë elektrike. Siç shpjegon policia, 23 vjeçari F.Z, 40 vjeçari I.Z dhe 47 vjeçari S.Z, më 21 korrik në orën 20:10, fillimisht i janë kërcënuar ekipit të sigurimit me armë, e pastaj i kanë sulmuar edhe fizikisht edhe pjesëtarët e sigurimit por edhe një banor lokal që ka dashur ti ndajë. /SHENJA/