` . Kalın: Do të formohet grup i përbashkët punues për rastin Khashoggi – TV-SHENJA

Kalın: Do të formohet grup i përbashkët punues për rastin Khashoggi

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se me sugjerim të Arabisë Saudite, është vendosur të formohet grup i përbashkët punues për zbardhjen e rastit të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi.

“Brenda bashkëpunimit të ngushtë midis Turqisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe me sugjerimin e Mbretërisë, do të formohet një ekip i përbashkët i punës midis Turqisë dhe Arabisë Saudite për të zbardhur rastin e gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi në të gjitha aspektet e tij”, tha Kalın në një prononcim për AA.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. /AA/