` . Kalın: Cili kryeqytet do të goditet nga terroristët e lënë të lirë në Raka? – TV-SHENJA

Kalın: Cili kryeqytet do të goditet nga terroristët e lënë të lirë në Raka?

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka theksuar se “Detajet e marrëveshjes për largimin e qindra terroristëve të DAESH-it nga Raka zbuluan edhe njëherë dobësinë e një politike që përdorë një organizatë terroriste për të luftuar një tjetër organizatë terroriste. Ndërsa pyetja shqetësuese që askush nuk dëshiron ta bëjë haptazi në Washington është: Terroristët e lënë të lirë, në cilin kryeqytet të botës do të na dalin përballë si kamikazë me bomba?”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, në gazetën “Daily Sabah” ka shkruar një artikull me temë “Terroristët e liruar në Raka në cilin kryeqytet do të godasin?” Duke vënë në dukje se kanë mbetur në qendër lojërat e pushtetit dhe përllogaritjet gjeopolitike të luftës civile siriane, e cila ka hyrë në vitin e gjashtë të saj, Kalın, është shprehur se “Disfata që po afrohet për DAESH-in dhe organizatat e tjera terroriste në territorin sirian, normalisht duhet të ndiqet nga një zgjidhje politike e cila do të sigurojë formimin e një qeveri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe e cila t’i japë fund luftës. Pyetja kritike këtu është nëse proceset në Gjenevë apo Astana do të mund apo jo ta prodhojnë këtë rezultat dhe nëse e prodhojnë si do të ndodhë kjo?”

“Nga pikëpamja e vendeve fqinje do të përbëjë kërcënim të sigurisë kombëtare”

Për situatën aktuale të përjetuar në Siri, Kalın, ka theksuar: “Amerikanë janë përqendruar në luftën kundër DEASH-it dhe me këtë qëllim armatosin PYD-YPG-në që në Siri është një degë e PKK-së. Amerika e cila bashkë me humbjen e pësuar në masë të madhe të DAESH-it në Raka dhe në rajone të tjera, përkundër sigurisë që i ka dhënë Turqisë se ‘marrëdhënia me PYD-YPG-në është e përkohshme’, ka nisur të kërkojë shkaqe të reja për të vazhduar këtë politikë të saj?”

Ndër të tjera pasi ka theksuar se sipas një analize tjetër SHBA-të duke gjetur si pretekst edhe DEASH-in edhe PYD/YPG-në, po përpiqen të qëndrojnë në lindje të vendit për të balancuar aleancën Rusi-Iran në territorin e Sirisë, Kalın ka bërë të ditur se “Disa komentues, rikujtojnë se në këtë mënyrë në lindje të Sirisë ndodhen disa pika ushtarake të SHBA-ve dhe se në këtë rajon janë kryer transferime ushtarake në sasi serioze. Në këtë drejtim arrihet në rezultatin se SHBA-të kanë planifikuar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në lindje të Sirisë. Por çfarëdo që të jenë planet dhe qëllimet e SHBA-së, politika e saj duke mbështetur degën e PKK-së në Siri do të dobësojë zgjidhjen politike që pritet të dalë nga proceset në Gjenevë dhe Astana për sovranitetin territorial të Sirisë dhe gjithashtu nga pikëpamja e vendeve fqinje do të përbëjë kërcënim të sigurisë kombëtare”. Gjithashtu Kalın ka theksuar se do të presin nëse SHBA-ja do të mbajë apo jo premtimin e dhënë që “do të ndërpresim lidhjet tona me PYD-YPG-në pas largimit të DEASH-it nga Raka.”

“Në të ardhmen e Sirisë Asadi nuk ka vend”

Kalın ka theksuar se çështja e PYD-YPG-së vazhdon të jetë vija e kuqe e Turqisë dhe më tej ka bërë vlerësimin se “Këto organizata nuk mund të jenë partner i asnjë zgjidhjeje politike për shkak se në Siri janë degë e PKK-së e cila nga Turqia, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe të tjerët është pranuar organizatë terroriste. Ti konsiderosh këto si përfaqësues të kurdëve sirianë me shprehjen më të lehtë kjo është mosrespektim i popullit të Sirisë. Shumë kurdë nuk e identifikojnë veten e tyre me PKK-në dhe janë kundër ideologjisë dhe presionit politik të organizatës. Faktikisht ato vetë kanë vuajtur nga PKK-ja dhe dega e saj në Siri. Por këto njerëz në klimën e tanishme politike e kanë të pamundur që zëri i tyre të dëgjohet.”

“Është e qartë, që Asadi nuk është një person që të vendosë një qeveri demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Siri”, është shprehur Kalın në lidhje me të ardhmen e Asadit, duke shtuar se “Duke patur parasysh të gjitha krimet që ka kryer kundër popullit të Sirisë është e qartë se nuk do të mund t’i jepet atij detyra për të bashkuar sirianët. Në të ardhmen e Sirisë nuk ka vend për Asadin. Rusët edhe iranianët duhet ta kuptojnë se mbajtja e Asadit në pushtet nuk është rruga për të mbrojtur interesat në Siri.”