` . Kaevski: FFM shembull për federatat sportive - TV-SHENJA

Kaevski: FFM shembull për federatat sportive

Në kushte kur për të dytin vit me radhë FFM-së i takonin vetëm zero denarë nga Agjencia për Rini dhe Sport në ndarjen e vauçereve për klubet dhe federatat sportive, vetë drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaeski para mediave ka thurur elozhe për Federatën e futbollit. Në fakt i pyetur se përse FFM-ja  është subjekti i vetëm sportiv që tashmë dy vite me radhë nuk përfiton asnjë denarë të vetëm nga mjetet e Qeverisë, Kaeski ka lavdëruar si shembull për tu ndjekur kreun e federetës të drejtuar nga Muamed Sejdini për faktin se pjesën e tyre të mjeteve e kanë falur për të shkuar në llogari të klubeve të futbollit.

Darko Kaesko, drejtor i ARSMV-së

“Vauçeri i cili ishte përcaktuar për FFM-në, është ndarë për të gjitha klubet e futbollit. Nga këtu dua të falenderoj FFM-në dhe të gjitha federatat tjera të cilët mendojnë për klubet e veta. Besoj që këtë shembull do ta ndjekin të gjitha federatat tjera dhe në këtë mënyrë të sigurojnë fonde shtesë për sportistët”.

Ndryshe qeveria e vendit çdo vit ndan 10 milionë euro për federatat dhe klubet e sportit. /SHENJA/