` . Ka përfunduar takimi Makron- Merkel, nuk dihet nëse është biseduar edhe për Maqedoninë - TV-SHENJA

Ka përfunduar takimi Makron- Merkel, nuk dihet nëse është biseduar edhe për Maqedoninë

Presidenti i Francës Emanuel Makron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel sonte kanë pasur takim pune në Paris, në të cilin takim, sipas paralajmërimeve mes tjerash është dashur të bisedojnë edhe për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, pasi Bundestagu gjerman dha dritë jeshile për një gjë të tillë.
Sipas korrespodentit të MIA-së, përcjell SHENJA, presidenti francez Makron dhe kancelaria Merkel, është parapërgatitje për takimin e ardhshëm të përbashkët mes qeverisë gjermane dhe asaj franceze të mërkurën.
Në tryezë janë hapur shuam çështje: Bregzit, emërimen në Komisionin Evropian dhe intervenimi ushtarak i Turqisë në Siri.
Nuk dihet nëse gjatë takimit është diskutuar edhe për dhënien e datës për bisedime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.