` . Juventus vazhdon kontratën me Lichtsteiner - TV-SHENJA

Juventus vazhdon kontratën me Lichtsteiner

Menaxhmenti i gjigandit futbollistik italian Juventus ka vazhuar kontratën me lojtarin e kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, deri në qershor të vitit të ardhshëm, raporton AA.

Në faqen e internetit të “Zonjës së vjetër” bëhet e ditur se drejtoria e klubit ka arritur marrëveshje dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Lichtsteiner.

Mesfushori zviceran në Juventus luan tashmë pesë vite e gjysmë, ndërsa kontrata i skadon në fund të këtij stinori.

Deri tani në fanellën e Juventusit ka zhvilluar 162 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Postime të Ngjajshme