` . Juventus siguron portën, nënshkruan me zëvendësuesin e Buffon - TV SHENJA

Juventus siguron portën, nënshkruan me zëvendësuesin e Buffon

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e portierit, Wojciech Szczesny.

Marrëveshja do të finalizohet brenda orëve të ardhshme, me Juventusin që do të paguajë 10 milionë euro.

Szczesny pritet të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffonit, i cili ka njoftuar se pas këtij sezoni do të largohet nga futbolli.

Portieri polak e njeh shumë mirë Serie A, sepse në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Romës.

Postime të Ngjajshme