` . Juventus ia ka vënë syrin edhe Asensios - TV-SHENJA

Juventus ia ka vënë syrin edhe Asensios

Tashmë janë shtuar zërat se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi. Skuadra nuk llogaritë më në shërbimet e Paulo Dybalas, andaj po e kërkon një zëvendësues për të.

Zonja e Vjetër‘ po e kërkon transferimin e Mohamed Salahut nga Liverpooli, por që tani në listën e tyre është futur edhe Marco Asensio, përcjell lajmi.net.

Talenti spanjoll nuk po luan rregullisht te Real Madrid, andaj Juventus e do transferimin e tij.

Por, për t’i marrë shërbimet e tij, torinasit duhet të paguajnë rreth 150 milionë euro.