` . Juventus dhe Monako në gjysmëfinale – TV SHENJA

Juventus dhe Monako në gjysmëfinale

Juventusi dhe Monako janë dy skuadrat e fundit që siguruan kualifikim për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan SHENJA.

Juventusi barazon 0:0 në ”Kamp Nou” ndërsa kalon më tej me rezultat të përgjithshëm 3:0.Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë katalanasit gjatë gjithë kohës ushtruan presion ndaj italianëve, mirëpo këta të fundit të konsoliduar në mbrojtje nuk lejuan befasitë në fushë.

Biletë për në gjysmëfinale kanë siguruar edhe francezët e Monakos duke fituar ndeshjen e kthimit me shifrat  3:1, ndërsa vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Çampions me rezultat të përgjithshëm 6:3. Francezët avansuan që në minutën e 3-të me Mbapen,  teksa  në të 17-tën dhe 81-të realizojnë Falkao dhe Germain., ndërsa golin e nderit për gjermanët e shënoi Rois në minutën e 48-të.

Përveç Juventusit dhe Monakos në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Real Madridi dhe Atletiko Madridi, ndërsa shorti për dyshet gjysmëfinaliste hidhet të premten në Nion të Zvicrës me fillim në ora 12:00. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme