` . Jurij Filipson: Zgjerimi i NATO-s e minon besimin dhe stabilitetin e Evropës - TV-SHENJA

Jurij Filipson: Zgjerimi i NATO-s e minon besimin dhe stabilitetin e Evropës

Procesi i zgjerimit të NATO-s e minon besimin dhe stabilitetin e kontinentit evropian dhe çon drejt konfrontimit të përforcuar, konsideron kështu drejtori i Sektorit të katërt evropian pranë Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Jurij Filipson.

“Pozita e Rusisë lidhur me zgjerimin e NATO-s është mirë e njohur. Ai proces është vetvetiu destruktiv, e minon besimin dhe stabilitetin e kontinenti evropian dhe çon drejt konfrontimit të përforcuar. Pranimin e të gjithë anëtarëve të rinj në Aleancë, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e shohim nga ai këndvështrim”, thotë Filipson në intervistën për “RIA Novosti”.

Ai thekson se nuk bëhet fjalë “për kërcënim luftarak që Maqedonia mund ta paraqesë për Rusinë”, por për “kombinim të rreziqeve që siguria evropiane, që duhet të tejkalohen me metoda të ndryshme, në vend me përfshirjen e vendit në politikën antiruse dhe planifikimin ushtarak në NATO”.