` . Jurgen Klopp: Nuk e di pse ndonjë lojtar dëshiron të largohet nga Liverpool - TV-SHENJA

Jurgen Klopp: Nuk e di pse ndonjë lojtar dëshiron të largohet nga Liverpool

Pasi ditët e fundit flitet shumë rreth asaj se si Philippe Coutinho dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe të kalojë në Barcelonë, është prononcuar edhe menaxheri i “të kuqëve”, Jurgen Klopp. Trajneri gjerman ka pyetur publikisht pse ndonjë lojtar, jo vetëm Coutinho, dëshiron të largohet nga Liverpooli, raporton AA.

Klubi nga Anfieldi dje njoftoi se Coutinho për shkak të problemit me kurrizin nuk do të jetë në listë për ndeshjen e xhiros së dytë të Premier Ligës kundër Crystal Palace. Që nga fillimi i thashethemeve për largimin e tij në Barcelonë, kjo do të jetë ndeshja e tretë që futbollisti brazilian do të mungojë.

“Kurrë publikisht nuk flas për diçka që flas me lojtarët e mi. Por, në përgjithësi, mendoj se Liverpool është një klub shumë i mirë për çdo lojtar, me një ekip shumë të mirë në këtë moment, kemi një grup të mirë të lojtarëve, kemi djem shumë të rinj, por edhe me përvojë, dhe kjo është një përzierje e mirë dhe jemi në rrugën e duhur”, tha Klopp dhe vazhdoi:

“Mendoj se jemi çliruar nga pritjet e 20 viteve të kaluara dhe kemi krijuar shpresa të reja për njerëzit tanë, ata presin shumë prej nesh për shkak të asaj që kemi bërë sezonin e kaluar. Nuk kam probleme me situatën aktuale dhe jam shumë pozitiv kur bëhet fjalë për projektin-Liverpool. Nuk shoh shumë arsye pse cilido lojtar në këto momente dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe në këtë drejtim mendoj për të gjithë lojtarët tanë”.

Coutinho tashmë për shkak të supozimeve për problemet shëndetësore ka humbur ndeshjen në hapjen e Premier Ligës kundër Watfordit dhe pastaj ndeshjen e play-off kundër Hoffenheim për Ligën e Kampionëve.

Braziliani kohët e fundit nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Liverpool, në të cilën nuk ekziston klauzola lehtësuese. Në Anfield arriti nga Interi në vitin 2013 për 9.4 milionë euro. Në fanellën e Liverpool luajti 182 ndeshje zyrtare dhe shënoi 42 gola. Coutinho për Brazilin ka luajtur 28 herë duke shënuar 7 gola.

Postime të Ngjajshme