` . Jugosllavizmi dhe zogizmi - TV-SHENJA

Jugosllavizmi dhe zogizmi

Shkruan: Latif Mustafa

Nuk kemi të drejtën e moralizimit dhe gjykimit politik mbi premisa morale. Megjithatë, duhet shpjeguar rrënjët apo gjenealogjinë dashurisë së shqiptarëve ndaj jugosllavizmit, nga këndi i lëvizjes së ideve, kurse në aspektin psikologjik ajo është një lakmi e deles ndaj fuqisë së bariut. Prirja ndaj jugosllavizmit tek shqiptarët është një lloj zogizmi i fjetur.

  1. Prototipi i desë së Jugoslavizmit është ideja e “panballkanizmit”, projekt i ministrit t ëpunëve të jashtme Ruse, Adam Czartoryski, i cili kah fundi i vitit 1804 parashikonte se në rast të rënies të Perandorisë Osmane, Ballkani t’i bashkangjitet Rusisë. Pas Ilia Garashaninit kjo ide arriti të konkretizohej me mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene duke kulmuar me Jugosllavinë dhe Shqipërinë si devijim përkohshëm gjeopolitik, por jo edhe gjeokulturor.
  2. Zogizmi është ideologjia e krijuar nga mbreti i Shqiprisë së atëhershme, Ahmet Zogu, me ç’rast realpolitika dhe fqinjësia e mirë ishte filozofia e saj politike. Përputhjen e kufijëve të njësisë politike dhe njësisë kombëtare e shihte një lloj utopie apo iluzioni. Më përndjekjen dhe persekutimin e nacionalistëve shqiptar arriti të fitoj simpatinë e SKS-së dhe gjatë viteve 1918-1928 arriti të shuaj lëvizjen kaçake të Kosovës. Zogizmi kulminacionin e vet e arriti me persekutimin fizik të Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit. Antinacionalizmi si politike e jashtme e shtetit shqiptar, qe praktikë Nolizmit dhe komunizmit po ashtu.

Kriteri i politikës shqiptare në Maqedoni është zogizmi tashmë i mbuluar me një koncept të shpërfytyruar dhe tëhuajsues si “qytetaria apo kozmopolitizmi”. Historia është linearike, por në linearitetin e saj shënon lëvizje ciklike në diakroni, me një fjalë reciklohet. Panballkanizmi, Sllavizmi, Jugosllavizmi dhe Zogizmi janë ideologji me burim të përbashkët epistemologjik dhe janë komplementare ndaj njëra tjetrës. Zogizmi është përgjumja shqiptare dhe shkulja nga trualli për t’u rimbjellë në saksi. Kjo Saksi sot ushqehet e ujitet nga duar të ndryshme, të huaja e të këtushme. Këndellja shqiptare në Maqedoni është e dhembshme por më se e nevojshme!

Postime të Ngjajshme