` . “Jugohrom” nuk do të hapet pa u vendosur filtrat – TV-SHENJA

“Jugohrom” nuk do të hapet pa u vendosur filtrat

Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev ka deklaruar se asnjë organizatë, përfshirë këtu edhe “Eko Guerillën”, nuk  mund të tregon nëse ndonjë kompani do të punoj ose jo. Sipas tij, është i qartë qëndrimi i Qeverisë se Jugohromi nuk mund të funksionoj pa i plotësuar standardet ekonomike. Ai tha se Jugohromi ka filluar me vendosjen e filtrave dhe i tërë procesi duhet të përfundoj në tetor ose në nëntor të këtij viti.

Sipas planit financiar duhet të siguroj edhe një milion euro, dhe nëse e bën këtë Qeveria do t’i ndihmoj me 1.5 milionë euro kredit nga Banka e Maqedonisë për Përkrahje të Zhvillimit, me çka do të rrumbullakësohet i tërë procesi.

“Është dakorduar që Jugohromi t’i vendos filtrat. Pronari i kompanisë është ballafaquar me vështirësi të caktuara financiare rreth implementimit të projektit. E kemi shqyrtuar situatën dhe kemi konstatuar se ekziston fizibiliti që kombinati të punoj. Mund të punoj dhe të ketë fitimi. Nëse Jugohrom i përmbush standardet ekologjike që është në interes të shtetit, dhe para se gjithash në interes të të punësuarve dhe banorëve ta atij rajoni, do të vendoset përsëri në funksion”, ka deklaruar Angjushev. /SHENJA/