` . Ju ndalohet puna 84 kompanive, nuk respektuan rekomandimet - TV-SHENJA

Ju ndalohet puna 84 kompanive, nuk respektuan rekomandimet

Inspektorët e punës nga fusha e sigurisë dhe shëndetësisë ka shqiptuar 84 ndalesa për punëdhënëse të cilët nuk i kanë respektuar rekomandimet që të mos punohet në të hapur nga ora 11 deri në orën 17.00.
Ministria e punës dhe politikës sociale ka njoftuar se më datë, 4,5 dhe 6 gushtë 2017 në territorin e Maqedonisë kanë realizuar gjithsej 207 kontrolle tek punëdhënësit për respektim të rekomandimeve gjatë periudhës së nxehtësisë.
Nga 84 ndalesa të cilët i kanë shqiptuar inspektorët e punës gjatë kontrolleve, 67 janë të veprimtarisë ndërtimore, 13 bujqësore, dy në veprimtarin e përpunimit dhe në sektorin e minierave- nxjerrjes së gurëve.
“Punëdhënësve në formë të shkruar u jepen rekomandime me theksimin se duhet t’i respektojnë ato, sepse në të kundërtën do të sanksionohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, transmeton SHENJA.

Postime të Ngjajshme